• e martë, 24 mars 2026

Shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinave mbetet i njëjti

Shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinave mbetet i njëjti

Shkup, 23 mars 2026 (MIA) - EURODIZEL (D-E V) karburanti prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për 3,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njëjti, vendosi sot Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE). Me vendimin, në të cilin është llogaritur edhe ulja e TVSH-së prej 18 në 10 për qind, bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në një mesatare prej 1,39 për qind. 

Çmimi i ri maksimal me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 95,5 denarë për litër, i EUROSUPER BS - 95 edhe më tej mbetet 86,5, ndërsa i EUROSUPER BS - 98 do të mbetet 88,5 denarë për litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rritet për 2.5 denarë, duke e çuar çmimin e ri maksimal me pakicë në 92 denarë për litër. Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS do të rritet për 0,157 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 47,610 denarë.

Nga KRRE kujtojnë se tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe karburant për transport mund t'i vendosin çmimet për derivatet individuale të naftës dhe karburantet për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara.

"Nëse TVSH-ja prej 18 për qind do të mbetej në fuqi, çmimi i benzinës do të ishte më i lartë për 6,5, ndërsa i dizelit për 10,5 denarë për litër, përkatësisht çmimet maksimale me pakicë të derivateve të naftës do të ishin 93 denarë për EUROSUPER BS - 95, 95 denarë për EUROSUPER BS - 98, 102,5 denarë për EURODIZEL BS (D-E V), 99 denarë për Vaj ekstra të lehtë për djegie (EL-1) dhe 51,073 denarë për Mazut M-1 NS", informojnë nga KRRE.

Nga KRRE potencojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogarinë paraprake shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 13,592 për qind, tek dizeli për 16,531, tek Vaji ekstra i lehtë për amvësirë për 15,222  dhe tek mazuti për 9,207 për qind. Kursi i denarit në krahasim me dollarin, sipas të cilit janë formuar çmimet me llogarinë paraprake, është më i lartë për  0,7145 për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR