Mickoski: Le ta zhvillojmë bashkëjetesën, të ndërtojmë besim dhe të investojmë në një të ardhme të përbashkët
Shkup, 20 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, përmes një postimi në profilin e tij në Fejsbuk, ua uroi festën e madhe të Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve të besimit islam.
"Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve të besimit islam! Në këto ditë të shenjta, kur muaji i agjërimit, durimit dhe përkushtimit shpirtëror po mbaron, le të kujtojmë vlerat e vërteta që na bashkojnë si njerëz, respektin, solidaritetin, humanizmin dhe kujdesin për të tjerët. Kjo festë na mëson se forca e një shoqërie matet me sa të gatshëm jemi për të dhënë një dorë, për të ndihmuar dhe për të treguar mirëkuptim, thuhet në urimin e kryeministrit Mickoski.
Si popull, shtohet, ne gjithmonë kemi ditur të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në momentet më të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse, sot më shumë se kurrë, është e nevojshme të zhvillojmë bashkëjetesën, të ndërtojmë besim dhe të investojmë në një të ardhme të përbashkët të mbushur me paqe, stabilitet dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.
"Gëzimi i Bajramit le t’i mbushë shtëpitë tuaja me ngrohtësi, dashuri dhe mirëqenie. Le t’i ndajmë momentet e bukura me familjen, miqtë dhe të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje dhe vëmendje. Me urime të sinqerta për shëndet, përparim dhe bekime!, theksohet në urimin nga Kryeministri Mickoski drejtuar të gjithë besimtarëve të besimit islam me rastin e Fitër Bajramit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s/ Skrinshot