• e martë, 24 mars 2026

Koshta: Askush nuk mund t’i shantazhojë institucionet e BE-së

Koshta: Askush nuk mund t’i shantazhojë institucionet e BE-së

Bruksel, 20 mars 2026 (MIA) - Askush nuk mund t'i shantazhojë institucionet e BE-së, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit të liderëve evropianë në Bruksel, në të cilin Hungaria konfirmoi se e ruan të drejtën e vetos ndaj vendimeve që lidhen me kredinë për Ukrainën, negociatat e anëtarësimit me Kievin dhe vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Rusisë.

Koshta theksoi se liderët e BE-së e kanë dënuar qartë qëndrimin e kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe këmbëngulën që të gjithë duhet ta mbajnë fjalën e tyre. Koshta e bëri këtë koment në lidhje me këmbënguljen e Orbanit që furnizimet me naftë nga Rusia në Hungari nëpërmjet Ukrainës të rikthehen së pari nëpërmjet tubacionit "Druzhba".

"Nuk është një gjest vullneti të mirë kur BE-së i jepen kushte të pamundura. Vetëm Rusia mund të vendosë nëse do ta sulmojë përsëri tubacionin. Rusia tashmë ka qëlluar mbi këtë objekt 23 herë. Ukraina dhe BE-ja nuk janë përgjegjëse. Veprimet e Hungarisë janë plotësisht të papranueshme. Liderët e kanë dënuar qartë sjelljen e Hungarisë në këtë çështje", tha Koshta.

Sipas tij, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka premtuar se do ta rivendosë tubacionin brenda gjashtë javëve të ardhshme. ls/

Foto: Këshilli i Evropës

QËNDRONI TË LIDHUR