Fidani bisedoi për përfundimin e luftës në Iran me homologët e tij iranianë dhe egjiptianë, si dhe me përfaqësues të ShBA-së dhe BE-së
- Ministri i turk i Punëve të Jashtme Hakan Fidan dje zhvilloi dje bisedë telefonike me kolegët e tij nga Egjipti dhe Irani, si dhe me përfaqësues të ShBA-së dhe Bashkimit Evropian rreth përfundimit të luftës kundër Iranit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:36, 23 mars, 2026
Ankara, 23 mars 2026 (MIA) - Ministri i turk i Punëve të Jashtme Hakan Fidan dje zhvilloi dje bisedë telefonike me kolegët e tij nga Egjipti dhe Irani, si dhe me përfaqësues të ShBA-së dhe Bashkimit Evropian rreth përfundimit të luftës kundër Iranit.
Siç bëri të ditur Ministria turke e Punëve të Jashtme, Fidani pati biseda telefonike të ndara me ministrin iranian dhe egjiptian, Abas Aragçi dhe Badar Abdelati, përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, dhe me përfaqësues të ShBA-së.
Por, nuk janë publikuar detaje për bisedat telefonike të Fidanit.
Foto: Arkivi i MIA-s