Zeqirija Ibrahimi: Taravari na kërkoi kohë deri të martën për të vendosur, inkurajojmë ASH-në ta dëgjoj zërin e votuesve
- KUMTESË
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:40, 14 April, 2025

Shkup, 15 prill 2025
Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M deklaroi se Arben
Taravari ka kërkuar që deri të martën në mbrëmje të vendosin se si do të
veprojnë për zgjedhjet lokale.
Me këtë rast, Ibrahimi theksoi , inkurajojmë anëtarët e kryesisë
qëndrore të ASH-së se interesi i të gjithë shqiptarëve është që ata të
mbeten pjesë e Koalicionit VLEN, sepse vetëm kjo është edhe zgjidhje për
fitoren e vjeshtës në zgjedhjet lokale por është edhe zgjidhje për atë
çfarë e kërkon elektorati shqiptarë.
“ Unë e pash që tashmë ishte bërë lajm edhe pse insistimi im së paku ka
qenë, për pjesën tjetër nuk mund të garantoj, por mund të garantoj për
pjesëmarrësit e Alternativës në ato bisedime që ato nuk janë nxjerr në
opinion. Por, e pash që Alsati veçse e kishte bërë lajm për pesë komuna
të cilat i ofrohen ASH-së që ta marr vendimin që të garojmë bashkë në
zgjedhjet lokale. Ato janë Gostivari, Vrapcishti, Bogovina, Likova dhe
Dollneni. Duke qenë të bindur që këto janë komuna që sigurisht fiton një
kandidat shqiptarë. Me Sarajin është lënë që pasi të mbyllet ajo që do
të vendos të nesërmen Aleanca për Shqiptarët , kjo është pyetje që duhet
të shtrohet midis partnerëve tjerë të koalicionit. Ajo çfarë na ka thënë
mbrëmë zotëri Taravari që do të më jepni kohë deri të martën në mbrëmje
kur e kam mbledhjen e kryesisë qëndrore të Aleancës për Shqiptarët dhe
aty do të merret vendimi i fundit. Ne urojmë që ky vendim të jetë
pozitiv. Inkurajojmë anëtarët e kryesisë qëndrore të ASH-së se interesi
i të gjithë shqiptarëve është që ata të mbeten pjesë e Koalicionit VLEN,
sepse vetëm kjo është edhe zgjidhje për fitoren e vjeshtës në zgjedhjet
lokale por është edhe zgjidhje për atë çfarë e kërkon elektorati
shqiptarë “, deklaroi Ibrahimi.
______
Zeqirija Ibrahimi: Te partnerët tjerë të Koalicionit nuk është parësore
kush çka merr dhe sa përqind i merr, por si ta mbrojmë kauzën për të
cilën u ndërtua VLEN
Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M deklaroi se ende
nuk i kanë ndarë komunat se cila parti ku do të garojë.
Ibrahimi theksoi se për hir të vërtetës te partnerët tjerë të
koalicionit, jashtë ASH-së nuk është me rëndësi se kush çka merr dhe sa
merr, por me rëndësi është që të mbrohet kauza për të cilën u ndërtua
VLEN si antipod i politikave korruptive të BDI-së.
“ Jo d.m.th. aktualisht nuk janë zhvilluar fare bisedime mes partnerëve
tjerë të Koalicionit për çfarë mund të marrim ne, çfarë mund të marrin
të tjerët. Kjo për arsyen e thjeshtë se kemi dashur që të ndjehet
Aleanca mirë dhe të ketë mundësi që ta shpreh vullnetin e saj. Në kohën
që Aleanca deklarohet rreth këtij propozimi që e thatë ju, atëherë ne do
të ulemi dhe do të gjejmë zgjidhje. Ajo që është shprehur si vullnet i
partnerëve tjerë të këtij koalicioni është që ne detyrimisht do të
merremi vesh. Për shkak se, për hir të vërtetës më duhet ta them te
partnerët tjerë të koalicionit nuk është çështja e parë kush çka merr
dhe cila është përqindja e saj. Por është mbi të gjitha që të vazhdohet
të mbrohet kauza e VLEN-it si antipod ndaj politikave korruptive të
BDI-së”, deklaroi Ibrahimi.
_______
Zeqirija Ibrahimi: Në opinion është e qartë, nëse ASH del vet në
zgjedhje edhe kjo është një shërbim për BDI-në
Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M i pyetur rreth
daljes vet në zgjedhje të ASH-së dhe nëse do ta përkrahnin ata ASH-në në
kësi rrethane, ai është decid se dalja e ASH-së vet në zgjedhje është
një shërbim për BDI-në.
“ Mua më vjen mirë që ai përfundimisht nuk e përmendi bashkëpunimin me
BDI-në dhe ky është lajm i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, por
edhe për vet Aleancën për shqiptarët. Më vjen mirë që ka reflektuar dhe
është penduar nga ajo që e kishte thënë në të kaluarën se ka pasur edhe
komunikim me njerëz të BDI-së, me lidershipin e saj. Dhe më vjen mirë që
ai ka reflektuar që nuk ka opsion të bashkëpunimit me BDI-në. Por, më
duhet të them edhe një gjë tjetër që në opinion është mjaft e qartë që
edhe po të shkohet vet si Aleancë për Shqiptarët edhe ky është një
shërbim për BDI-në”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi.
_____
Zeqirija Ibrahimi: VLEN-i është treguar zemërgjerë me Aleancën për
Shqiptarët
Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M deklaroi se VLEN-i
me ofertën e fundit ndaj Arben Taravarit dhe ASH-së është treguar
zemërgjerë.
E gjitha kjo, sipas Ibrahimit, është me qëllim që të kemi mundësi për të
bashkëpunuar edhe për zgjedhjet lokale.
“ Nuk e di a është term i saktë dhe a është e drejtë të përdorim terma
të tillë në kontekst të bashkëpunimit brenda VLEN-it. Unë do të kisha
thënë që ne në VLEN kemi dashur dhe jemi të angazhuar edhe aktualisht të
gjejmë zgjidhje me të cilën të gjitha partitë që e përbëjnë VLEN-in të
mund të ndjehen mirë të përfaqësuara dhe ta ruajmë frymën e kohezionit
të koalicionit dhe të shkojmë së bashku në zgjedhje. Për shkak se tek
Aleanca për Shqiptarët ka pasur hezitime gjatë kësaj kohe, ka pasur edhe
presione të brendshme të strukturave, pjesa tjetër e VLEN-it është
treguar më zemërgjerë në kuptim të asaj që në termat që ju i përdorët i
bie që të kemi lëshuar pe që të mund të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe
për zgjedhjet lokale” , deklaroi midis tjerash Ibrahimi.
_____
Zeqirija Ibrahimi: Pika e përbashkët kufitare me Kosovën ka përmasa
historike
Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M midis tjerash
deklaroi se hapja e pikës së përbashkët kufitare midis Maqedonisë së
Veriut dhe Kosovës ka përmasa historike.
Ibrahimi, takimin me Albin Kurtin e cilëson në këtë frymë, si dhe
theksoi se ata kishin përkrahjen e Kurtit për të vazhduar si VLEN
bashkërisht edhe në zgjedhjet lokale.
“ Në fakt nuk ishte takim i planifikuar enkas për të zhvilluar ndonjë
bisedë politike. Por më shumë ishte për ta promovuar hapjen e pikës One
Stop Shop në Bllacë. Dhe e shfrytëzuam rastin për të pirë një kafe së
bashku. Ajo ishte një ngjarje shumë e rëndësishme. Bile kisha thënë edhe
me përmasa historike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Zoti Kurti edhe njëherë shprehu inkurajimin e tij që ne të mund të
vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe për zgjedhjet lokale. Në këtë takim nuk
ishte i pranishëm vetëm zotëri Izet Mexhiti” , deklaroi midis tjerash
Ibrahimi.
Foto: Arkivi i MIA-s
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.