• Wednesday, 02 October 2024

Zelenski shpreson për bashkëpunim efikas me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, Rute

Zelenski shpreson për bashkëpunim efikas  me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, Rute

 Kiev, 1 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot deklaroi se dëshiron bashkëpunim "efikas" me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute.

"Mezi pres të punoj në mënyrë efikase për të forcuar sigurinë euroatlantike dhe partneritetin tonë me Aleancën, ndërkohë që Ukraina vazhdon rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në NATO", ka shkruar Zelenski në rrjetin social Iks.

 Ai shtoi se Evropa në paqe mund të garantohet vetëm "së bashku, me Ukrainën dhe aleatët e saj".

 Ish-kryeministri holandez Mark Rute sot e mori detyrën  e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s nga norvegjezi Jens Stoltenberg.

 Foto; Arkivi i MIA-s