• Sunday, 06 October 2024

Vrasje në Tetovë

Vrasje në Tetovë

Tetovë, 6 korrik 2024 (MIA) - Mbrëmë në ora 20 e 35 minuta në SPB Tetovë është denoncuar vrasja e një burri, për të cilin, sipas informatave të para nga vet vendi i ngjajres, kuptohet se ka qenë rreth 40-vjeçar. Sipas informatës së parë të SPB Tetovë, ndaj këtij personi është shtënë derisa ka qenë në automjet.

"Në ora 20:35, në SPB Tetovë është denoncuar se në rr. 'Shtipska', një person, i cili ka qenë në automjetin 'Mercedes' ka shtënë ndaj automjetit 'BMV', ku ka qenë personi me iniciale R.T., i cili nga plagët e marrë, ka ndërruar jetë. Zyrtarët policorë të SPB Tetovë po ndërmarrin masa dhe aktivitete intensive për ndriçimin e rastit", informoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë. bsh/

Foto: MIA