• Friday, 08 November 2024

Ushtria amerikane e gatshme t'i zbatojë urdhrat ligjorë të Qeverisë së re, duke lënë anash politikën, njoftoi Pentagoni

Ushtria amerikane e gatshme t'i zbatojë urdhrat ligjorë të Qeverisë së re, duke lënë anash politikën, njoftoi Pentagoni

Uashington, 7 nëntor 2024 (MIA) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin në një memorandum të publikuar sot ushtrisë amerikane tha se Pentagoni është i përkushtuar në tranzicion të rregullt të pushtetit administratës së re të Donald Trampit dhe se ushtria nuk do të përzihet në politikë dhe se është e gatshme t’i zbatojë “të gjithë urdhrat ligjorë”.

Donald Tramp ishte pyetur në një intervistë javën e kaluar se a pret kaos në ditën e zgjedhjeve, ndërsa në përgjigjen e tij ai e pranoi se ushtria mund të shpërndahet nëse është e nevojshme. 

“Para së gjithash, ushtria e SHBA-së do të vazhdojë të mbetet jashtë arenës politike; ta mbrojë shtetin tonë me integritet dhe profesionalizëm; të mbetet e bashkuar me aleatët dhe partnerët tanë të çmuar të cilët e fuqizojnë sigurinë tonë”, tha Ostini në deklaratën e publikuar sot. 

Gjatë fushatës së tij në zgjedhje, Trampi fliste për “armik nga brenda”. 

“Siç ishte gjithmonë, ushtria amerikane do të jetë e gatshme t’i zbatojë vendimet politike të komandantit të saj suprem dhe t’i respektojë urdhrat ligjorë”, shkroi Ostini. 

“Ju jeni ushtria e SHBA-së – forca më e madhe ushtarake në Tokë – dhe do të vazhdoni ta mbroni vendin tonë, kushtetutën tonë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve tanë”, shtoi sekretari aktual i Mbrojtjes. fc/