Trampi: Regjimi iranian ka kërkuar armëpushim
- Presidenti amerikan Donald Trampi sot njoftoi se regjimi iranian i ka kërkuar nga ShBA-ja armëpushim.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:58, 1 April, 2026
Uashington, 1 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi sot njoftoi se regjimi iranian i ka kërkuar nga ShBA-ja armëpushim.
Trampi tha në profilin e tij në "Iks" deklaroi se kërkesa është bërë nga një "president i ri i regjimit iranian", anonim, të cilin e përshkroi si më inteligjent se paraardhësit e tij.
"Presidenti i regjimit të ri iranian, shumë më pak i radikalizuar dhe shumë më inteligjent se paraardhësit e tij, sapo ka kërkuar nga ShBA-ja armëpushim. Do të mendojmnë për këtë kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur, e lirë dhe e kalueshme. Deri atëherë, do të vazhdojmë ta hedhim Iranin në harresë, ose, siç thonë, në epokën e gurit", ka shkruar Tramp.
Trampi paraprakisht njoftoi se ShBA-ja do të largohet nga Irani brenda "dy ose tre javësh" dhe se çmimet e naftës do të ulen sapo kjo do të ndodhë.
Ai, gjithashtu, tha se nuk do të ketë kurrfarë lidhje me situatën në Ngushticën e Hormuzit dhe se vendet që varen nga nafta dhe gazi i Lindjes së Mesme duhet të sigurojnë kalimin e tyre përmes asaj rruge detare.
"Çfarë do të ndodh me kalimin - ne nuk do të kemi kurrfarë lidhje me atë", deklaroi Trampi para gazetarëve në Zyrën Ovale, duke shtuar se vendet e tjera, si Kina dhe Franca, "do të kujdesen vetë për vete".
Foto: Arkivi i MIA-s