"Mariv": Izraeli po i bën presion SHBA-së për operacion tokësor ndaj Iranit
- Gazeta izraelite "Mariv", duke iu referuar burimeve anonime, kumtoi se Izraeli po i bën presion presidentit amerikan, Donald Tramp që të ndërmarrë operacion tokësor "të shkurtë dhe të fuqishëm" kundër Iranit para negociatave të mundshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:13, 1 April, 2026
Jerusalem, 1 prill 2026 (MIA) - Gazeta izraelite "Mariv", duke iu referuar burimeve anonime, kumtoi se Izraeli po i bën presion presidentit amerikan, Donald Tramp që të ndërmarrë operacion tokësor "të shkurtë dhe të fuqishëm" kundër Iranit para negociatave të mundshme.
Gazeta thekson se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe këshilltarët e tij janë për eskalim ushtarak, duke vëerësuar se një marrëveshje e mundshme në këtë fazë paraqet "fitore të qartë të Iranit".
Një burim anonim izraelit i sigurisë pohon se Izraeli nuk planifikon të dërgojë forca tokësore në Iran, por se është i gatshëm të ofrojë "mbështetje maksimale zbuluese dhe logjistike" nëse SHBA-ja dërgon trupa.
"Mariv" thekson se autoritetet izraelite druajnë se SHBA-ja mund të inicojë negociata para se të dobësohen kapacitetet ushtarake iraniane, për atë shkak insistojnë për invazion tokësor.
SHBA-ja për luftën në Iran po shqyrton dy mundësi. E para është eskalimi i sulmeve, përfshirë edhe ndaj instalacioneve energjetike, posaçërisht në ishullin Harg dhe fushën e gazit Parsi jugor. Përderisa mundësia e dytë është negociata me të cilat do të kufizohet programi raketor dhe bërthamor iranian, pa shkatërrim të plotë të infrastrukturës ushtarake.
Përderisa Izraeli fokusohet në strategjinë për "shterje të thellë" përmes sulmeve ndaj infrastrukturës ekonomike dhe industriale të Iranit, me qëllim që ta dobësojë vendin në afat më të gjatë. Izraeli i intensifikoi sulmet ndaj objekteve strategjike, mes të cilave edhe ndaj fabrikave të çelikut në Huzestan dhe Ispahan, të cilat paraqesin shtyllë të rëndësishme të ekonomisë iraniane. Sipas burimeve zbuluese izraelite, sulmet e tilla kontribuan për ulje të bruto prodhimit vendor të Iranit nga tre deri katër për qind.
"Mariv" thekson edhe se disa vende të rajonit e mbështesin vazhdimin e operacioneve, duke druajtur se ndërprerja e hershme do të çonte drejt përforcimit të Iranit dhe rritjes së rrezikut për hakmarrje. ab/
foto: ЕPА