Trampi publikoi video nga një sulm vdekjeprurës ndaj Teheranit: Vramë shumë udhëheqës ushtarakë iranianë
- – Presidenti amerikan Donald Tramp publikoi një video në rrjetin e tij social Truth Social për të cilën thotë se tregon “sulm masiv në Teheran”.
- Post By Fitore Curri
- 10:52, 5 April, 2026
Uashington, 5 prill 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp publikoi një video në rrjetin e tij social Truth Social për të cilën thotë se tregon “sulm masiv në Teheran”.
Ai shtoi se në sulm janë vrarë “shumë udhëheqës ushtarakë iranianë të cilët ishin udhëhequr keq dhe në mënyrë të papërgjegjshme”.
Akuzat e Trampit vijnë në kohë të sulmeve intensive ndaj caqeve iraniane ushtarake dhe politike, në të cilat tashmë janë vrarë funksionarë të lartë, duke përfshirë edhe kreun e aparatit ushtarak dhe të sigurisë.
Konflikti ndërmjet SHBA-së, Izraelit dhe Iranit u përshkallëzua edhe më shumë, me çka të dyja palët japin akuza të kundërta për vëllimin e dëmit dhe numrin e rasteve të vdekjes në sulmet e fundit. fc/
Foto: Printskrin