• Monday, 31 March 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tramp: Shumë vende gati gjysëm shekulli kanë "grabitur" Amerikën 

Tramp: Shumë vende gati gjysëm shekulli kanë

Uashington, 26 mars 2025 (MIA) - Shumë vende, mes të cilëve ato evropiane dhe Kina, janë dëshmuar se janë më këqija se armiqtë e SHBA-së, deklaroi presidenti Donald Tramp në intervistë për televizionin "Njusmaks".

Presidenti amerikan akuzoi këto vende për "grabitjen" e Amerikës për 45 vite, derisa Uashingtoni ishte i butë dhe i dobët. E ngjashëm është sjellë edhe Kina. Presidenti i SHBA-së shtoi se pikërisht për këtë borxhi kombëtar ka arritur 36 trilionë dollarë.

"Shumë shpesh miqtë, të ashtuquajturit miq, dalin më të këqinj se armiqtë. Shikoni Bashkimin Evropian – çfarë bënë me këtë vend, si e zbrazën(...)", deklaroi Trampi.

Presidenti i SHBA-së shtoi edhe se ka ardhur koha për të kthyer një pjesë të këtyre parave, ndoshta pjesën më të madhe të tyre.

Në fillim të këtij muaji, Trampi anuloi deri më 2 prill zbatimin e doganave për produktet nga Kanadaja dhe Meksika, por saktësoi se nuk do të ketë përjashtime pas këtij afati.

Doganat prej 25 për qind për importet kanadeze dhe meksikane në SHBA, Tramp i ka vendosur më 4 mars. Gjithashtu, tarifat për produktet nga Kina u rritën nga 10 në 20 për qind. Pas kësaj, Otava dhe Pekini vendosën dogana reciproke prej 25 dhe 15 për qind për import të produkteve amerikane. rq/bsh/