• Tuesday, 18 March 2025

Toshkovski shkarkoi shefat dhe komandantët e policisë në Shtip dhe Koçan

Toshkovski shkarkoi shefat dhe komandantët e policisë në Shtip dhe Koçan

 Shkup, 18 mars 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski  për shkak të tragjedisë në diskotekën në Koçan  ka marrë vendim për shkarkimin e shefave, ndihmësve dhe komandantëve në Shtip dhe Koçan, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja.

Janë shkarkuar:  

1. Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme Shtip 

2. Ndihmës shefi i SPB Shtip 

3. Shefi i Departamentit për Polici Shtip 

4.Shefi i Departamentit për Polici Kriminalistike Shtip 

5. Shefi i Departamentit për Punë të Brendshme Koçan 

6. Komandanti i Stacionit Policor për Kompetencë të Përgjithshme Koçan

7. Shefi i Zyrës së Jashtme për Punë Kriminalistike Koçan 

Më shumë detaje për shkarkimet, ministri Toshkovski do të njoftojë në konferencën për shtyp në MPB të caktuar për në orën 15:30. 

Foto: Arkivi i MIA-s