Toshkovski: Certifikim ndërkombëtar për Qendrën e trajnimit të MPB-së, ndërtojmë polici moderne, profesionale dhe të trajnuar
- Në qendrën për trajnim të MPB-së në Idrizovë, në prani të kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ambasadores amerikane, Angela Ageler, u mbajt dorëzimi solemn i akreditimit të Qendrës për trajnim. Akreditimin nga ana e Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Akademive Policore për Standarde dhe Trajnime (IADLEST) ministrit Toshkovski ia dorëzoi solemnisht ambasadorja Ageler.
- Post By Besnik Shuki
- 16:40, 13 March, 2025

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Në qendrën për trajnim të MPB-së në Idrizovë, në prani të kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ambasadores amerikane, Angela Ageler, u mbajt dorëzimi solemn i akreditimit të Qendrës për trajnim. Akreditimin nga ana e Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Akademive Policore për Standarde dhe Trajnime (IADLEST) ministrit Toshkovski ia dorëzoi solemnisht ambasadorja Ageler.
Siç thuhet në kumtesën e MPB-së, ministri Toshkovski theksoi se me këtë akreditim po bëjmë edhe një hap të madh përpara në etablimin e Qendrës për trajnim si një qendër kulmore, kredibile dhe profesionale për trajnim, që i është e domosdoshme ministrisë në funksionimin e saj të suksesshëm, për të gjitha shërbimet e saj policore dhe njësitë organizative.
"Jemi plotësisht të vetëdijshëm se edukimi i specializuar dhe profesional dhe avancimi janë shtyllat themelore të funksionimit cilësor të një institucioni dhe që këtej me ardhjen e kësaj udhëheqësie të ministrisë, zhvillimin e Qendrës në të gjitha segmentet e kemi vendosur si prioritet kulmor. Arsimimi dhe avancimi i përkryer, trajnimet dhe profesionaliteti në qasje presim që t’i joshë kandidatët më të mirë që do ta vazhdojnë karrierën e tyre në polici dhe ministri dhe do të japin një pjesë të tyren në krijimin e shoqërisë dhe shtetit të suksesshëm, modern dhe funksional përmes luftës dhe parandalimit të të gjitha llojeve të krimit dhe korrupsionit, të cilat drejtpërdrejt e pengojnë mirëqenien e qytetarëve dhe të shoqërisë“, tha Toshkovski.
Ai përkujtoi se vijon rikonstruimi i plotë i Qendrës për trajnim dhe avancimi i saj në një Qendër moderne arsimore profesionale në të cilën të gjithë nëpunësve policorë dhe të punësuarve në MPB do t’u mundësohet përsosje adekuate profesionale dhe ekspertizë sipas të gjitha standardeve moderne të veprimtarisë policore.
„Kohë më parë këtu pranë nesh me mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë e hapëm Qendrën multimediale për mësim hibrid e cila përmes përdorimit të teknologjive më moderne dhe më novatore do ta avancojë dijen dhe gatishmërinë e çdo nëpunësi policor i cili ka vendosur të punojë për atdheun e vet për ruajtjen e rendit dhe ligjit, mbrojtjen e Kushtetutës dhe sigurinë e çdo qytetari. Njëra nga qëllimet tona drejt të cilave synojmë është që ta bëjmë Qendrën për trajnim qendër rajonale për trajnim në të cilën do të trajnohen kuadro nga fusha e sigurisë dhe praktikës e veprimtarisë policore“, nënvizoi Toshkovski. bsh/
Foto: MPB