• Tuesday, 03 December 2024

Tirana zbukurohet për festat e fundvitit

Tirana zbukurohet për festat e fundvitit

Tiranë, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Tirana edhe zyrtarisht hyri në periudhën më të bukur të vitit, pasi tradicionalisht, sheshi “Skënderbe” është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Vitit të Ri.

Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit në qendër ka tre bredha të vitit të ri në të cilat janë vendosur drita, të cilat i ndezi kryebashkiaku Erion Veliaj, i rrethuar nga shumë fëmijë të veshur si babagjysh dhe duke kënduar këngë festash,

 "Me ndezjen e dritave, të gjithë të ndizni dritën e mirë në veten tuaj, të bëni vepra të mira për familjen dhe vendin. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të jemi më të bashkuar, të ndihmojmë njëri-tjetrin me dashuri, sidomos këtë muaj festash. Është e rëndësishme të tregojmë dashuri të pafund në këto festa dhe të vazhdojmë me një mendim të bukur në vitin e ri. Gëzuar festat! Le të sjellin begati dhe të mira te të gjitë familjet tuaja. Ju dua shumë! Roftë Tirana dhe rroftë e gjithë Shqipëria", tha ai. 

Ai u kërkoi qytetarëve të Tiranës që të ftojnë sa më shumë të afërm dhe miq të tyre, brenda apo jashtë vendit, si dhe të huaj, për të kaluar pushimet në kryeqytet. qa/

Foto: Veliaj FB