Teatri i Gostivarit ka filluar sezonin e ri, në repertor do të jenë pesë shfaqje
- Teatri Kombëtar i Gostivarit e ka nisur sezonin e ri me përgatitjet për dy shfaqje. Sot në provën e parë u mblodhën ekipi i aktorëve i cili do ta luajë komedinë "Maniak".
- Post By Sara Ademi
- 16:52, 16 April, 2025

Gostivar, 16 prill 2025 (MIA) - Teatri Kombëtar i Gostivarit e ka nisur sezonin e ri me përgatitjet për dy shfaqje. Sot në provën e parë u mblodhën ekipi i aktorëve i cili do ta luajë komedinë "Maniak".
Teatri i Gostivarit ka filluar zbatimin e programit për këtë vit, ka bërë të ditur në një konferencë për media drejtori i institucionit, Sulejman Rushiti. Plani për këtë vit është përgatitja e pesë shfaqjeve, njëra prej të cilave për fëmijë.
Sot është paralajmëruar edhe fillimi i përgatitjes së një teksti tjetër dramatik, i cili do të shfaqet para publikut në gjuhën maqedonase. Në shfaqje, e cila sipas zhanrit është komedi, do të luajnë aktorët Marko Dojoski, Irena Ilievska dhe Elizabeta Mlladenovska, ndërsa regjinë e saj e ka Eleonora Teova. Kostumet e kësaj shfaqje do të jenë të dizajnuara nga Katerina Çuknieva, ndërsa skenografia nga Filip Korunovski. Regjisorja Teova shpjegoi se teksti "Maniak" i Ratko Bijelçiqit është bashkëkohor dhe trajton situatat që dalin nga lajmet e rreme në media.
Regjisori Rushiti përmendi për repertorin e sivjetshëm teatror se po aplikojnë konceptin dhe qasjen tek publiku sipas të cilit, siç tha ai, çdo banor i Gostivarit duhet të vjen në shfaqje të paktën një herë në vit. Problemet hapësinore janë ende relevante dhe ndikojnë dukshëm në punën. Teatri i Gostivarit ka filluar punën para gjashtë vitesh dhe ka të punësuar 35 persona, 11 prej të cilëve janë aktorë. Shfaqjet luhen në tri gjuhë (shqip, maqedonisht dhe turqisht). sa/
Foto: MIA