• Friday, 21 March 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Taravari: Sot është transporti i fundit i pacientëve, të cilët do të trajtohen në vendet e huaja nga zjarri në Koçan, të gjithë janë në gjendje stabile

Taravari: Sot është transporti i fundit i pacientëve, të cilët do të trajtohen në vendet e huaja nga zjarri në Koçan, të gjithë janë në gjendje stabile

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari informoi se sot është transporti i fundit i pacientëve, të cilët do të kurohen në vendet e huaja, nga tragjedia në Koçan. Siç potencoi, në ora 11:30 për në Suedi sot do të dërgohen dy pacientë, ndërsa pasdite edhe tre tjerë. Ai përmendi se gjatë ditëve të ardhshme mund të pritet kthimi i disa pacientëve, të cilët trajtohen jashtë vendit.

"Transporti i fundit i pacientëve është sot. Më nuk do të ketë trajtim për pacientët jashtë vendit, madje mund të presim që disa të kthehen në ditët e ardhshme. Sot ka vetëm për në Suedi dhe këtu përfundojmë. Nuk ka më nevojë që pacientë të tjerë të trajtohen jashtë vendit", tha Taravari në konferencën e sotme për shtyp.

Siç shtoi, lajmi i mirë është se kanë kaluar 72 orë dhe nuk ka të vdekur nga të mbijetuarit. Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile.

"Lajmi i mirë është se kanë kaluar 72 orë dhe nuk ka vdekur asnjë i mbijetuar nga tragjedia në Koçan. Gjithsej 178 pacientë janë duke u trajtuar nëpër institucione të ndryshme shëndetësore, prej të cilëve 64 janë në spitalet në Maqedoni, në spitalet shtetërore dhe 13 pacientë në spitale private. Të gjithë janë në gjendje relativisht të stabile", shtoi ministri.

Ai tha se për momentin 101 pacientë po trajtohen jashtë vendit dhe janë në gjendje relativisht stabile. bsh/

Foto: Printskrin