• Wednesday, 21 May 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Taravari: Nuk jam i informuar për mungesë të ilaçeve në onkologji

Taravari: Nuk jam i informuar për mungesë të ilaçeve në onkologji

Gostivar, 11 prill 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në Gostivar deklaroi se nuk ka informata për mungesë të ilaçeve në institucionet mjekësore, as në klinikën onkologjike. Në brifingun e mëngjesit, siç potencoi, nuk është paraqitur problem.

"Unë në këtë moment nuk kam informatë se ka mungesë të ndonjë ilaçi në onkologji, në përgjithëi i kemi të gjitha kushtet. Insulinë, dy ditë ka munguar, megjithatë kemi nënshkruar aneks me kompaninë që furnizon dhe kjo është zgjidhur. Në këtë moment, unë sa e di, nuk ka pasur problem dhe sa jam i informuar në brifingun e mëngjesit me ekipin që e kemi në MSH, nuk ka pasur kurrfarë problemi", deklaroi ministri Taravari, pas vizitës së punës në spitalin e përgjithshëm "Ferid Murat" në Gostivar.

Në pyetjen e gazetarëve rreth procedurës për pranim të specializantëve të rinj, ai tha se procedura pak vonohet për shkak të situatës që ka ndodhur me ngjarjen tragjilke në Koçan.

"Në disa spitale vijojnë edhe shpalljet për specializim. Në Gostivar janë 12. Javën e ardhshme do të testojmë rreth 250 specializantë. Janë publikuar qindra shpallje në shëndetësi edhe për infermiere, infermierë dhe specializantë. Pak u vonuam, duhej më herët, por rasti në Koçan pak e anuloi dhe shpresoj se deri nga fundi i muajit do të përfundojë", tha Taravari pas vizitës në spitalin e përgjithshëm në Gostivar. bsh/

Foto: MIA