• Wednesday, 21 May 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tani për tani nuk ka shpërndarje të re të deputetëve, thotë Gashi

Tani për tani nuk ka shpërndarje të re të deputetëve, thotë Gashi

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se situata në Kuvend është status -kuo sa i përket shpërndarjes së re të deputetëve.

"Për momentin është status- kuo në Kuvend sa i takon shpërndarjes së re të deputetëve, gjithçka është siç ka qenë. Pra, të gjitha grupet parlamentare që janë formuar në fillim të kësaj përbërje të re parlamentare vazhdojnë të punojnë dhe nëse kemi ndryshime të reja do të duhet t'i dorëzojnë zyrtarisht tek shërbimet dhe tek unë, në mënyrë që më pas t'i informoj grupet e tjera parlamentare dhe deputetët", ka thënë Gashi në brifingun e sotëm me gazetarë.

Kryeparlamentari duke komentuar vendimin e krahut të Aleancës për Shqiptarët (ASH) të Arben Taravarit për të dalë e vetme në zgjedhjet lokale dhe jo me lista të përbashkëta të kandidatëve për kryetar komune dhe këshilltarë me koalicionin VLEN, theksoi se për momentin nuk ka ndonjë situatë të re sa i përket rishpërndarjes së deputetëve në grupe të tjera.

Foto: MIA