• Wednesday, 13 November 2024

Takimi i ministrit Misajllovski me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës, Çanell

Takimi i ministrit Misajllovski me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës, Çanell

 Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot ka realizuar takim me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës, Ozlem Çanell, të cilës i uroi mision të suksesshëm diplomatik dhe i tha se Ministria është e përkushtuar për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes me Holandën aleate. 

 

Nga Ministria e Mbrojtjes njoftojnë se Misajllovski e falenderoi për mbështetjen e fortë holandeze në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit aleat të vendosur në kuadrin e sigurisë bashkëpunuese, menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes kolektive.

 

"Në takimin në të cilin mori pjesë edhe atasheu i mbrojtjes, gjenerali Jurgen Fllajshman, u bisedua për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje, veçanërisht për mundësitë për shfrytëzimin e kapaciteteve kombëtare të të dyja vendeve në fushën e edukimit ushtarak, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta të armatës", thuhet në njoftimin e MM-së. qa/

Foto: Ministria e Mbrojtjes