• Tuesday, 11 February 2025

Takimi i ministres Bozhinovska me ambasadorin italian Palminteri

Takimi i ministres Bozhinovska me ambasadorin italian Palminteri

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Konfirmimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm bilateral dhe diskutimi për mundësitë për avancim të mëtutjeshëm të iniciativave të përbashkëta, ishte qëllimi i takimit të sotëm të punës në Shkup të ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska me ambasadorin e sapoemëruar të Italisë, Paolo Palminteri.

Bozhinovska në takim theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Italinë, si një nga partnerët strategjikë të vendit. Ajo theksoi se marrëdhëniet e suksesshme të deritanishme dypalëshe janë bazë e mirë për përforcimin e mëtutjeshëm të lidhjeve energjetike mes dy vendeve, veçanërisht në drejtim të investimeve në burimet e rinovueshme të energjetikës, efikasitetin e energjetikës dhe modernizimin e infrastrukturës.

Ambasadori Palminteri ka shprehur gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin dhe për të mbështetur iniciativat që kontribuojnë në sigurinë energjetike dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ai theksoi se kompanitë italiane kanë interes për të marrë pjesë në projektet energjetike këtu tek ne dhe potencoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe teknologjive si një segment kyç në tranzicionin energjetik.

Në këtë drejtim, ambasadori e informoi ministren Bozhinovska se në Shkup gjatë këtij viti do të organizohet Forum biznesi Maqedonia e Veriut - Itali, ku një nga temat kryesore do të jetë energjetika. Një numër i madh i kompanive nga Italia do të marrin pjesë në forum, që do të jetë mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer informacione dhe për të thelluar bashkëpunimin.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se marrëdhëniet tradicionalisht të mira mes dy vendeve paraqesin një bazë të fortë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, ndërsa Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet e përkushtuar për tërheqjen e investimeve të reja dhe zbatimin e projekteve që do të kontribuojnë në stabilitetin energjetik dhe zhvillimin ekonomik të vendit. rq/bsh/

Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale