• Wednesday, 13 November 2024

Takime të veçanta të ministrit Mucunski me ambasadoren e Greqisë, Filipidu dhe ambasadorin e Irlandës me seli në Bukuresht, Vard

Takime të veçanta të ministrit Mucunski me ambasadoren e Greqisë, Filipidu dhe ambasadorin e Irlandës me seli në Bukuresht, Vard

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në takime të veçanta e priti ambasadoren e Greqisë, Sofija Filipidu dhe ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Irlandës për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Bukuresht, Brendan Vard, njoftuan nga Ministria.

Në takimin me ambasadoren Filipidu edhe njëherë u konfirmua interesi i ndërsjellë për ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, me theks në vlerën e mbajtjes së sigurisë, stabilitetit dhe prosperitet të rajonit përmes integrimit të tij në Bashkimin Evropian.

Plotësisht, janë riafirmuar përpjekjet që dy ministrat i theksuan në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, veçanërisht në pjesën  e avancimit të bashkëpunimit në mbrojte, lidhshmërinë infrastrukturore, energjetikën, kulturën dhe turizmin, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.

Në takimin me ambasadorin Vard, sërish, u përshëndetën marrëdhëniet miqësore dhe përpjekjet e ndërsjella për intensifikimin e dialogut politik, si dhe të bashkëpunimit ekonomik dhe sektorial. Në këtë rast, ministri Mucunski shprehu falënderim për Irlandën për mbështetjen pa rezervë  për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, dhe shprehu shpresë se vendi së shpejti do t'i fillojë negociatat inkuadruese për anëtarësim në Union. sa/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme