• Thursday, 25 July 2024

Takim lamtumirës i ministrit Misajllovski me ambasadorin kinez Xhang Xuo

Takim lamtumirës i ministrit Misajllovski me ambasadorin kinez Xhang Xuo

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e RP të Kinës, Xhang Xuo, ku ishte i pranishëm edhe atasheu i mbrojtjes, nënkolonel Zu Ning.

Ministri Misajlovski, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, e falënderoi ambasadorin Xuo për kontributin e tij aktiv në ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve gjatë mandatit të tij dhe i uroi suksese në detyrën e re. rq/bsh/

Foto: Ministria e Mbrojtjes