• Sunday, 22 December 2024

Takim Kostadinovski - Çevik: Vazhduan diskutimet për përkrahje dhe digjitalizim të Gjykatës kushtetuese

Takim Kostadinovski - Çevik: Vazhduan diskutimet për përkrahje dhe digjitalizim të Gjykatës kushtetuese

Shkup, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski ka realizuiar takim punues me Mahmut Çevik, zëvendës-kryetar i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim dhe Shejma Babajigit, koordinatore e "TIKA"-s, ku, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, janë vazhduar diskutimet për përkrahje të procesit të digjitalizimit dhe përforcimit të kapaciteteve të Gjykatës, si elemente kyçe për punë më efikase të Gjykatës.

Zëvendëskryetari i “TIKA”-s, Çevik, shprehu gatishmërinë e Agjencisë për të kontribuar në procesin e digjitalizimit të Gjykatës, përmes së cilit do të përmirësohet puna nga aspekti teknik, gjë që do të reflektohet drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit të procedurave.

Kostadinovski ka shprehur falënderim të sinqertë për përkrahjen e deritansihme nga ana e "TIKA"-s, duke e theksuar gatishmërinë për fillimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të parapara në periudhën e ardhshme.

Nga Gjykata Kushtetuese theksojnë se në muajin shkurt, Gjykata Kushtetuese ka marrë pajisje teknike nga kompjuterë dhe printera për punonjësit. Paraprakisht, “TIKA” ka marrë pjesë në pajisimin e sallës së mbledhjeve dhe konferencave për shtyp në vitin 2020, si dhe sigurimin e pajisjeve teknike në vitin 2013. bsh/

Foto: Gjykata kushtetuese