Takim i Siljanovska - Davkovës me drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Trajkovska
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot ka realizuar takim me drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Olivera Trajkovska. Në takimin, bashkëbisedueset kanë cekur nevojën për parandalimin, shkatërrimin me kohë dhe sanksionimin e radikalizmit fetar.
- Post By Besnik Shuki
- 21:10, 10 February, 2025
![Takim i Siljanovska - Davkovës me drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Trajkovska](https://mia.mk/images/20250210211054_big_730x400_70.webp )
Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot ka realizuar takim me drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Olivera Trajkovska. Në takimin, bashkëbisedueset kanë cekur nevojën për parandalimin, shkatërrimin me kohë dhe sanksionimin e radikalizmit fetar.
Siç kumtuan nga Kabineti i presidentes, Trajkovska dhe Siljanovska-Davkova e kanë potencuar rëndësinë e bashkëjetesës religjioze, të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin për ndërtimin e shoqërisë harmonike dhe të qetë.
"Në takimin, presidentja u informua për bashkëpunimin e frytshëm mes këtij organi të rëndësishëm të pavarur shtetëror dhe liderët e kishave, bashkësive fetare dhe grupet religjioze. Në funksion të reformave të ardhshme arsimore, drejtoresha Trajkovska ka shprehur qëndrim se me normat themelore etike, pjesëmarrësit duhet të informohen nga ana e arsimtarëve nga klasa e parë deri në klasën e pestë", thuhet në kumtesë.
Trajkovska ka propozuar vendosjen e lëndës zgjedhore Etikë gatë katër viteve, prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë, e cila do të integrojë, jo vetëm dimensionin religjioz, por edhe atë filozofik, sociologjik, logjik, psikologjik dhe etik. Sipas saj, lëndën Etikë do të mund ta ligjerojnë edhe teologë.
"Në fund, presidentja e theksoi rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe përgjegjës të Komisionit në përmbushjen e lirisë së religjionit dhe mundësimin e barazisë juridike të subjekteve reliogjioze", njoftojnë nga Kabineti i presidentes. bsh/
Foto: Kabineti i Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut