• Thursday, 25 July 2024

Takim i ministrit Perinski me kryetarët e komunave nga Rajoni planor i Pollogut

Takim i ministrit Perinski me kryetarët e komunave nga Rajoni planor i Pollogut

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski sot pati tkaim me kryetarët e komunave nga Rajoni planor i Pollogut, ku u konstatua se komunat kanë nevojë për mbështetje financiare nga Qeveria për realizim të projekteve më të mëdha kapitale.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, edhe krahas përpjekjeve të jashtëzakonshme nga ana e autoriteteve lokale, me mjetet shtesë nga Qeveria shumë çështje të rëndësishme për qytetarët do të zgjidhen shumë më shpejtë.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Perinski i informoi kryetarët e komunave se 100 milionë eurot e para do të mund të realizohen tashmë nga shtatori, por me rëndësi është, tha, që mbështetja financiare do të jetë akoma më e madhe dhe e vazhdueshme në vitet në vijim. 

Ai theksoi se procedurën e kontrollit të projekteve dhe dokumentacionit projektues do ta zbatojë Minsitria e Vetëqeverisjes Lokale, por në fazën e ardhshme do të bëhet edhe mbikëqyrje e rregullt ndaj realizimit të mjeteve dhe cilësisë së kryerjes së prjekteve nga ana e komunave.

Në takim u cek se thirrja publike do të jetë e hapur për të gjitha komunat, të gjithë kanë mundësi të barabarta, gjithçka do të varet nga cilësia e projekteve me të cilat komunat do të aplikojnë.

Komunat paralajmëruan se do të marrin pjesë në thirrje me aplikacione për investime të ndryshme kapitale, siç janë ndërtimi i shkollës fillore dhe të mesme në Komunëne  Tetovës, rikonstruimi i bulevardit Vëllezërit Gjinovski dhe rikonstruimi i shetitores në Gostivat dhe projekte të tjera të shumta në komuant e tjera. Këto projekte, qëndron në kumtesën e Qeverisë, pas përfudnimit të thirrjes do të evaluohen nga ana e komisionit dhe të miratuarat do të fillojnë të financohen. ab/

Foto: Qeveria e RMV-së