• Friday, 08 November 2024

Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin francez Le Rigoler

Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin francez Le Rigoler

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristof Le Rigoler, në të cilin u shqyrtuan aspekte të shumta të bashkëpunimit bilateral, me theks në projektet zhvillimore, integrimet evropiane dhe instrumentet për mbështetjen e proceseve reformuese.

Sip njoftoi Ministria për Çështje Evropiane, Murtezani konfirmoi se vendi mbetet i vendosur në përcaktimin strategjik për anëtarësim në Union dhe zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës,, reformat në sektorin e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar etj., veçanërisht duke pasur parasysh faktin se sipas metodologjisë së re për negociatat e aderimit, progresi në këto reforma do të diktojë dinamikën e të gjithë procesit të negociatave.

"Në takim u konfirmua mbështetja e fuqishme e Francës për përpjekjet euro-integruese të Maqedonisë së Veriut, në veçanti përmes programeve të bashkëpunimit bilateral dhe projekteve zhvillimore. Ministri Murtezani theksoi se Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD),e cila tani më është e pranishme në vendin tonë, luan rol të rëndësishëm në mbështetjen e investimeve prioritare, posaçërisht brenda Kornizës Investuese dhe Planit të Rritjes së KE-së për Ballkanin Perëndimor, që hap rrugë për projekte të reja infrastrukturore dhe energjetike. Të dyja palët shprehën optimizëm për thellimin e bashkëpunimit bilateral zhvillimor pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës franceze për themelimin e Agjencisë Franceze për Zhvillim, PROPARKO dhe Expertise France në vendin tonë. Kjo marrëveshje hap mundësi të reja për projekte të përbashkëta dhe mbështetje shtesë teknike në kuadër të prioriteteve nacionale për zhvillim", thuhet në kumtesë.

"Në këtë kontekst, Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për ndihmën aktive franceze, si partner kryesues në disa projekte lidhur me reformat në administratën publike, përforcimin e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, si dhe zhvillimin e programeve arsimore për të rritur. Ai vlerësoi se është e rëndësishme  pjesëmarrja e Francës në tre TWINNING projektet aktuale në Maqedoninë e Veriut, ku demonstron profesionalizmin dhe përkushtimin e saj për zbatimin e suksesshëm të reformave", theksohet në kukmtesën e Ministrisë për Çështje Evropiane.

Murtezani dhe Le Rigoler diskutuan edhe përfshirjen e Maqedonisë së Veriut si pjesë e prioriteteve gjeografike të Francës në kuadër të strategjisë Rajonale Euro-aziatike 2020-2024, e cila fokusohet në prioritete si rezistencë dhe adaptim urban, mbështetjen e tranzicionit energjetik, si dhe krijimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ekonomik dhe modeleve politike.

Lidhur me programet për mbështetje teknike, Murtezani dhe Le Rigoler u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit përmes IPA instrumenteve, siç janë projektet e TAIEX-it dhe TWINNING-ut. mb/

Foto: Ministria për Çështje Evropiane