Të paktën tre viktima gjatë shembjes së një çatie në një qendër tregtare në Peru
- Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndër të cilët edhe një fëmijë, ndërsa rreth 80 janë lënduar gjatë shembjes së një çatie në qytetin Truhilo në Peru.

Lima, 22 shkurt 2025 (MIA) - Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndër të cilët edhe një fëmijë, ndërsa rreth 80 janë lënduar gjatë shembjes së një çatie në qytetin Truhilo në Peru.
Sipas agjencive botërore, një numër i panjohur i njerzëve janë bllokuar nën rrënoja, ndërsa vijon operacioni i shpëtimit.
Dëshmitarët, të cilët kanë parë se si shembet çatia në qendrën tregtare, kanë konfirmuar për mediat se kanë dëgjuar tingull shpues para se të shembej çatia. mb/
Foto: X