Rubio: SHBA-ja propozon rezolutë "historike" në KB për paqe në Ukrainë
- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio deklaroi se SHBA-ja ka propozuar rezolutë të thjeshtë, historike në Kombet e Bashkuara dhe u bëjnë thirrje të gjitha vendeve-anëtare të Organizatës botërore ta mbështesin me qëllim "që të projektihet harta drejt paqes".
- Post By Arta Bunjaku
- 15:40, 22 February, 2025

Uashington, 22 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio deklaroi se SHBA-ja ka propozuar rezolutë të thjeshtë, historike në Kombet e Bashkuara dhe u bëjnë thirrje të gjitha vendeve-anëtare të Organizatës botërore ta mbështesin me qëllim "që të projektihet harta drejt paqes".
"Kjo rezolutë është në pajtim me qëndrimin e Donald Trampit se KB-ja dduhet të kthehet në qëllimin e vet themelor, siç është cekur në Kartën e KB-së, e ajo është mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare përmes zgjidhjes paqësore të kontesteve", tha Rubio.
Sipas mendimit të tij, "nëse KB me të vërtetë është e përkushtuar në qëllimin e vet themelor, duhet të pranohet se është e mundur të arrihet paqe e qëndrueshme, edhe përkundër sfidave".
DPA paraprakisht sot lajmëroi se para përvjetorit të tretë të invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, SHBA-ja propozoi projekt-rezolutë në Kombet e Bashkuara në të cilën Moska nuk emërohet në mënyrë eksplicite si agresor, as ndërkaq bëhet thirrje për tërheqje të trtupave ruse nga Ukraina.
Kjo është në kundërshtim me rezolutën e mbështetur nga Evropa në të cilën kërkohet tërheqje urgjente e forcave të Moskës nga Ukraina. Teksti i SHBA-së gjithashtu bën thirrje prë ndërprerje të konfliktit dhe shprehet keqardhje për jetët e humbura.
propozimi i mbështetur nga Evropa duhej të parashtrohej në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së të hënën kur bëhen tre vite prej se Rusia e sulmoi Ukrainën. ab/