Të paktën 94 persona e kanë humbur jetën në një shpërthim në Nigeri, 50 të hospitalizuar
- Të paktën 94 persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë janë hospitalizuar pas një shpërthimi në veri të Nigerisë, i cili ndodhi pasi banorët filluan të mbledhin karburantin që kishte rrjedhur nga një cisternë e përmbysur.
Abuxha, 16 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 94 persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë janë hospitalizuar pas një shpërthimi në veri të Nigerisë, i cili ndodhi pasi banorët filluan të mbledhin karburantin që kishte rrjedhur nga një cisternë e përmbysur.
Shpërthimi ndodhi pasi shoferi i cisternës, i cili po udhëtonte nga Kano deri në Nguru në shtetin Jobe, humbi kontrollin e timonit pranë qytetit Maxhija, kumtoi televizioni i Nigerisë Çenels.
Sipas zëdhënësit të policisë Lovan Adam, fatkeqësia u shkaktua nga banorët që nxituan të grumbullonin benzinë pasi cisterna u përmbys. ls/
Foto: Arkiv