• Saturday, 19 October 2024

Shtajnmaer dekoron Bajdenin me urdhrin më të lartë për shërbimet e tij në marrëdhëniet transatlantike

Shtajnmaer dekoron Bajdenin me urdhrin më të lartë për shërbimet e tij në marrëdhëniet transatlantike

Berlin, 18 tetor 2024 (MIA) - Presidenti gjerman Frank-Uallter Shtajnmaer sot ka nderuar presidentin amerikan Xhozef Bajden me dekoratën më të lartë të Gjermanisë për shërbimet e tij në marrëdhëniet transatlantike.

Vizita e Bajdenit në Berlin, gjatë së cilës pritet të flasë me zyrtarë gjermanë për luftën në Ukrainë dhe përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, vjen dy javë e gjysmë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, raportojnë agjencitë, duke vlerësuar se rizgjedhja e mundshme e ish presidentit amerikan Donald Tramp është shkaku për shqetësimin e shumë vendeve evropiane, siç është Gjermania, ku marrëdhëniet me SHBA-në u përkeqësuan gjatë mandatit të tij të parë nga viti 2017 deri në vitin 2021.

"Para vetëm disa vite, distanca u rrit aq shumë sa ne pothuajse do ta humbnim njëri tjetrin”, tha Shtajnmaer në një fjalim pasi Bajdeni u mirëprit në Berlin jashtë pallatit presidencial me nderime ushtarake.

Ai theksoi se kur Bajdeni u zgjedh për president, ai brenda natës riktheu shpresën e Evropës në aleancën transatlantike.

"NATO është Aleancë e pazëvendësueshme. Kështu që në muajt e ardhshëm shpresoj që evropianët të rikujtojnë se Amerika është e nevojshme për ne. Dhe shpresoj që amerikanët të kujtojnë se kanë nevojë për aleatë”, tha Shtajnmaer. 

Bajdeni tha se Perëndimi nuk mund të tërhiqet nga Ukraina e cila tani po përballet me dimrin e errët dhe e falenderoi Gjermaninë për mbështetjen. qa/

Foto: arkivi i MIA-s