• Saturday, 28 September 2024

Stojanovski: VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi

Stojanovski: VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - VMRO-DPMNE nuk do ta përkrahë interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski në seancën e sotme parlamentare.

Sipas Stojanoskit, interpelanca nuk ka asnjë pikë kontakti me realitetin dhe shkeljen e procedurave parlamentare, por, siç thotë ai, është “produkt i koalicionit të dëshpëruar të koalicionit të ri të përbërë nga LSDM-ja, E Majta dhe BDI-ja”.

"VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë këtë iniciativë së paku për tri arsye. E para është për shkak se nuk ka shkelje në kompetencat e kryetarit të Kuvendit që udhëheq institucionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Së dyti, kur i shikoni këto shtatë arsye, të gjithë autorët e akteve që shkojnë në drejtim të mosbindjes ndaj ligjeve në MPB, si për herë të parë deri më tani janë gjetur dhe sanksionuar dhe për ta ka një procedurë. Së treti, sepse është joserioze dhe marrëzi, sepse në pikën shtatë dhe nën pikat c, d, g, është shkruar imagjinoni dhe arsye për interpelancë për parkim", theksoi Stojanoski.

Stojanoski e krahasoi interpelancën, siç tha ai, me "një dysheme të pishinës me baltë ku disa njerëz hedhin baltë mbi njëri-tjetrin dhe lyhen deri në fyt dhe kanë interes të përbashkët, që i vetmi që nuk është në atë pishinë ta bëjnë pis".

Stojanoski, ndër të tjera, tha se nuk do të jetë si më parë, sepse siç theksoi “VMRO-DPMNE nuk është e obliguar ndaj askujt” dhe se si Koalicion janë të obliguar vetëm ndaj qytetarëve që i kanë votuar.

"Nuk ka rëndësi nëse dikush quhet Afrim Gashi, nëse është kryetar i Kuvendit, nëse quhet Bojan Stojanoski dhe është deputet, nëse quhet Nikolla Micevski, Dafina Stojanoska, Dragan Kovacki, Izet. Mexhiti, Borisllav Krmov, Dimitar Apasiev, Dimitar Kovaçevski, Oliver Spasovski, Hristijan Mickoski nëse gabon do të përgjigjet. Nëse ka gabuar do të jetë përgjegjës, sepse çdo individ mund të gabojë, por sistemi nuk duhet të gabojë. Sistemi nuk do të dështojë. Në këtë vend tashmë ekziston një sistem dhe do të funksionojë dhe në këtë vend do të ketë drejtësi për të gjithë", tha Stojanoski.

Deputeti i LSDM-së Mile Talevski, i cili foli i pari në seancën e sotme parlamentare, tha se deputetët e LSDM-së dhe koalicionit do të votojnë për interpelancën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Grupi parlamentar i koalicionit BDI nuk do ta përkrahë interpelancën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, pasi siç tha në seancën e sotme deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, “motivimi i parashtruesve nga E Majta është përkatësia e tij etnike”.

Deputetët sot në kuadër të seancës së 13-të të Kuvendit po debatojnë për interpelancën e Afrim Gashit, të paraqitur nga grupi parlamentar i Të Majtës. Debati rreth interpelancës së punës së kryetarit të Kuvendit zgjat një ditë pune, deri në ezaurimin e të paraqiturve për të folur - gjithsej 21 deputetë. mb/

Foto: MIA