Siljanovska Davkova priti nxënës nga SHFK "Kongresi i Manastirit" në prag të 22 Nëntorit - Ditës së Alfabetit Shqip
- – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, në prag të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, sot ka pritur nxënës dhe mësimdhënës nga shkolla fillore komunale “Kongresi i Manastirit” nga Shkupi.
- Post By Fitore Curri
- 16:50, 21 November, 2024
Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, në prag të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, sot ka pritur nxënës dhe mësimdhënës nga shkolla fillore komunale “Kongresi i Manastirit” nga Shkupi.
Në takim nxënësit e njoftuan presidenten Siljanovska Davkova me interesat e tyre, ambiciet dhe afinitetet personale në zhvillimin vijues arsimor, ndërsa patën edhe mundësi që pak pas kësaj të informohen për punën, si dhe për sfidat që dalin nga funksioni presidencial.
“Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të fëmijëve dhe arsimit dhe edukimit cilësor, i cili do të nxjerrë të rinj shumë të kualifikuar, ambiciozë dhe të lumtur, të cilët janë e ardhmja e çdo vendi. Në këtë drejtim, presidentja u tha nxënësve që të besojnë në vetvete, të jenë të sinqertë dhe vetëmohues, t'i qasen me përkushtim realizimit të dëshirave dhe ëndrrave të tyre”, njoftuan nga Kabineti i Siljanovska Davkovës.
Në bisedën me nxënësit dhe mësimdhënësit nga shkolla “Kongresi i Manastirit”, presidentja Siljanovska Davkova ka dërguar urime me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip – 22 Nëntori, duke e theksuar rolin kyç të kuadrit mësimdhënës në krijimin e procesit të inspiruar edukativ.
Gjatë qëndrimit në Kabinet, nxënësit i shikuan hapësirat në të cilat zhvillohen ngjarje, takime dhe solemnitete, u informuan për mënyrën e funksionimit të institucionit, si dhe për kompetencat e Presidentit në sistemin politik shtetëror. fc/
Fotografia: Kabineti i presidentes së shtetit Gordana Siljanovska Davkova