• Saturday, 10 January 2026

Siljanovska Davkova: OKB -ja ekziston që të ndërtojë paqe jo vetëm mes kombeve, por edhe me natyrën

Siljanovska Davkova: OKB -ja ekziston që të ndërtojë paqe jo vetëm mes kombeve, por edhe me natyrën

Shkup, 9 qershor 2025 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Sijanovska Davkova është drejtuar në Konferencën e tretë të Kombeve të Bashkuara për oqeanin (UNOC3) për mbështetje të zbatimit të Objektivit 14 për zhvillim të qëndrueshëm "Ruajtje dhe shfrytëzim i qëndrueshëm i oqeaneve, detrave dhe burimeve detare për zhvillim të qëndrueshëm", që po mbahet në Nicë, Francë.

Siç informoi Kabineti i Sijanovska Davkova, ajo në fjalim e ka theksuar rëndësinë vitale të oqeanit si zemër e sistemit global klimatik, i cili absorbon një të katërtën e emisioneve të dioksid karbonit dhe siguron gjysmë e oksigjenit të nevojshëm të Tokës.   

"Siljanovska Davkova theksoi se me modelet tona të paqëndrueshme të prodhimit dhe konsumit, ne po e prishim sistemin oqeanik. Ajo theksoi se për t'u përballur me krizën, nevojitet një multilateralizëm efektiv me Kombe të Bashkuara të forta që ekzistojnë për të ndërtuar paqe jo vetëm midis kombeve, por edhe me natyrën. Sipas presidentes, asnjë vend, asnjë kontinent nuk mund të krijojë dhe ruajë në mënyrë të pavarur paqen me natyrën. Ajo tha se ishte një rastësi simbolike që nënshkrimi i Marrëveshjes për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar po zhvillohet në atdheun e Mishel Seras, autorit të "Kontratës së Natyrës" në të cilën njerëzit e trajtojnë Tokën dhe natyrën si partnerë të barabartë", thuhet në komunikatë.

Duke theksuar angazhimin e Maqedonisë për dialog dhe qeverisje të fortë ndërkombëtare të oqeaneve, Siljanovska Davkova theksoi se ne e mirëpresim Deklaratën "Oqeani ynë, e ardhmja jonë: Të bashkuar për veprim urgjent" dhe se "shprehim mbështetje për zbatimin e Objektivit 14 për zhvillim të qëndrueshëm dhe Planit aksional të Nicës".

"Si një vend pjesë e Mesdheut, një nga rajonet më të prekshme nga ndryshimet klimatike në botë, ne i japim përparësi menaxhimit të integruar të ujit. Ajo vlerësoi se ky proces do të ishte shumë më efikas nëse anëtarësimi ynë në BE do të zhbllokohej", theksoi presidentja Siljanovska Davkova. mb/

Foto: Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova