• Tuesday, 01 October 2024

Reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima dhe erë e fortë nga veriu

Reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima dhe erë e fortë nga veriu

Shkup, 29 shtator 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga orët e mëngjesit fillimisht në pjesët veriore, ndërsa gjatë ditës në pjesët tjera me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe paraqitje lokale të bubullimave.

Do të fryjë erë e fortë veriore me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 19 deri në 27 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe kushte për bubullima të rrala. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.

Të hënën do të vazhdojë të fryjë erë e fortë veriore, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Më pas në dy ditët në vijim do të mbajë mot me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje graduale. Nga e enjtja priten reshje të reja shiu, kumtoi DPHM. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s