Raporti vjetor KMSHD për vitin e kaluar të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve
- Në Kuvend sot do të mbajnë seancë Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen dhe Lirinë e Qytetarëve, në rend dite të së cilës është Raporti vjetor i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi për vitin 2024.
- Post By Melahat Baftija
- 08:20, 4 June, 2025
Shkup, 4 qershor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë seancë Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen dhe Lirinë e Qytetarëve, në rend dite të së cilës është Raporti vjetor i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi për vitin 2024.
Në Raportin e KMSHD theksohet se gjatë vitit 2024, Kokmisioni ka punuar në gjithsej 485 lëndë për mbrojtje nga diskriminimi, nga të cilat 407 të sapohapura nga viti i kaluar dhe 78 lëndë të parashruara nga viti paraprak. Nga gjithsej 407 lëndë, 405 janë parsashtresa nga qytetarë dhe organizata, ndërsa dy të tjerat procedura, të cilat KMSHD i ka ngritur me detyrë zyrtare.
Baza më e shpeshtë e vërtetuar për diskriminim në opinion të Komisionit në vitin 2024, është përkatësia etnike ose nacionale, e pastaj vijojnë bazat e pronës personale dhe statusi shoqëror, anëtarësimi dhe veprimi në organizatën sindikale, gjinia identiteti gjinor, orientimi seksual, bindja politike, pengesat në zhvillim dhe baza të tjera. Njejtë sikur edhe në kaluar, vendi më i zakonshëm për diskrimin të kryer është në institucionet e sektorit publik (37 raste ose 66 për qind), ndërsa janë vërtetuar edhe raste në sektorin privat (9 raste ose 16 për qind), si dhe në rrjetet sociale dhe mediat (10 raste ose 18 për qind). Sa i përket fushave, më shumë raste të konfirmuara kanë qenë në punë dhe në marrëdhëniet e punës, arsimin, shkencën dhe sportin dhe informimin publik, si dhe mediat, pastaj vijojnë jurisprudenca dhe administrata, qasja në të mira materiale dhe shërbimet edhe në fusha tjera.
"Një pjesë e rasteve të konfirmuara, për të cilat vlerësohget se kanë impakt më të madh ose kanë të bëjnë me problem sistematik, që shkakton diskriminim ose mund të vendos në pozicion diskrikminues një grup më të madh njerëzish, KMSHD i prezanton në mënyrë shtesë në paraqitjet e tij publike, pastaj në raporte të veçanta tematike, publikimin e komunikatave dhe deklaratave. Ata na japin pasqyrë në gjendjet, zbulimin e praktiva dhe trendeve negative publike, por shërbejnë edhe për edukimin e qytetarëve, si dhe njohjen e situatave të ngjashme në të cilat janë gjendur, me qëllim nxitjen dhe inkurajimin, të nejtat t'i paraqesin në Komision", theksohet në Raportin vjetor të Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi për vitin 2024. mb/
Foto: MIA