• Thursday, 17 October 2024

Rama: Me pengimin e Maqedonisë së Veriut i është bërë dëm i madh vendit, popullit dhe rajonit

Rama: Me pengimin e Maqedonisë së Veriut i është bërë dëm i madh vendit, popullit dhe rajonit

Bruksel, 15 tetor 2024 (MIA) - Bilateralizimi i rrugës së një vendi drejt Bashkimit Evropian është punë e dhimbshme, sepse nëse ky proces bilateralizohet vetëm se do ta dëmtojë atë vend, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Luksemburg në një konferencë shtypi pas mbajtjes së Konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri me çka Tirana fillon praktikisht negociatat qasëse sipas klasterëve.

"Me bilateralizimin vetëm dëmton atë që ne e quajmë një grup standardesh dhe vlerash", theksoi Rama në konferencën e përbashkët për media me ministrin hungarez për Punë të Jashtme dhe Tregti dhe eurokomisarin për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varheji. 

Sipas Ramës, me bllokimin e rrugës evropiane të një vendi, vetëm i ndërpret furnizimi i tij me oksigjen dhe pengohen mundësitë e tij për të marrë njohuri se si të zhvillojë institucionet e veta, të vendosë një sistem vlerash, shtet ligjor dhe demokraci funksionale.

"Me pengimin e Maqedonisë, ndërsa më pas edhe Maqedonia e Veriut, iu shkaktuan dëme të mëdha për shtetin, dëme të mëdha për njerëzit dhe për rrjedhojë dëme të mëdha për rajonin", theksoi kryeministri shqiptar.

Ai theksoi se çdo vend kandidat për anëtarësim mund të bllokohet në çdo kohë, por duhet lejuar të mësojë se si të ndërtojë insinuatat e veta, të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme dhe të vendosë liritë individuale, sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Ai theksoi se ndjehet shumë i trishtuar që, siç tha, Maqedonia, ende nuk mund të hyjë në fazën e negociatave në të cilën ndodhet tani Shqipëria, edhe pse ishte ndër të parat, nëse jo e para, që filloi këtë proces mes shteteve në rajon.

"Kur flas për poshtërimet tona, tre herë me radhë na u refuzua anëtarësimi, atëherë ndihem disi i turpëruar sepse duhet të mendoj për poshtërimet e Maqedonisë së Veriut. Ata e ndryshuan edhe emrin për të filluar bisedimet e anëtarësimit”, tha Rama, duke shtuar se historia nuk mund të jetë arsyeja për ndërprerjen e negociatave për çdo vend.

Ai theksoi se edhe pse si edhe disa tjerë e do shumë Aleksandrin e Madh, megjithatë nuk i intereson kush ka qenë nëna e tij në të kaluarën... dhe cili ka qenë identiteti i dikujt në atë kohë.

"Vërtet, këto janë tema shumë interesante për historianët, por nuk mendoj se kjo duhet të jetë pjesë e lidhjes me Bashkimin Evropian... Duhet ta shohim në të kaluarën me sytë e së ardhmes. Duke parë në të ardhmen me sytë e së kaluar vetëm se do të sjellë komplikime", thekson Rama.

Në lidhje me ribashkimin e mundshëm të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, ai theksoi se Shqipëria në të kaluarën me dhunë është “bashkuar” me të tjerët - me osmanët, italianët, jugosllavët, me Bashkimin Sovjetik dhe me Kinën maoiste, dhe nga të gjitha këto shoqërime kuptoi se nuk do që ne të bashkohemi me forcë nga askush, por që dëshiron të bashkohemi me Bashkimin Evropian.

Lidhur me ribashkimin e Shkupit dhe Tiranës në rrugën evropiane, komisari evropian për zgjerim dhe politika të fqinjësisë, Oliver Varheji theksoi se të dy vendet mund të kenë qenë politikisht në një pako, por në praktikë nuk kanë qenë kurrë të lidhura në përpjekjet për t'iu afruar BE-së sepse është një proces i bazuar në merita individuale.

"Asociimi i vendeve kandidate me njëra- tjetrën do të thotë që ne të bëjmë kompromise ose të lejojmë që të bëhen kompromise në bazë të parimit të meritave, që është një nga themelet e kritereve të Kopenhagës", tha Varheji.

Sijarto, nga ana tjetër, beson se Maqedonia e Veriut e meritoi fillimin e negociatave thelbësore, por se të gjithë e dinë se me çfarë pengesash përballet.

"Ajo që mund t'ju premtoj si presidencë hungareze është se ne do të vazhdojmë t'i mbështesim të dyja vendet në mënyrë që ato të kalojnë sa më shpejt procesin e inkuadrimit", shtoi Sijarto. qa/

Foto: Skrinshot