• Friday, 28 June 2024

QMK: Shtëpi të përmbytura, bodrume, garazhe, rrugë, pemë të rrëzuara, ndërprerje të rrymës dhe internetit

QMK: Shtëpi të përmbytura, bodrume, garazhe, rrugë, pemë të rrëzuara, ndërprerje të rrymës dhe internetit

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Stuhia e fuqishme që ka goditur pasditen e sotme Luginën e Shkupit, Tetovës dhe rajoneve të tjera të vendit, ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa më shumë raportime dhe njoftime nga qytetarët janë marrë në numrin E vetëm për thirrje urgjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK). 

"Janë marrë raporte dhe njoftime për pemë të rrëzuara, degë të thyera, largpërçues të prishur, shtylla të rrëzuara dhe probleme të tjera me kabllot elektrike, internetit dhe telefonit, shtëpi të përmbytura, bodrume dhe garazhe të përmbytura, rrugë të përmbytura, probleme në furnizimin me energji elektrike, çati të dëmtuara, xhama të thyer, automjete të dëmtuara të pasagjerëve, rrethoja të rrëzuara, rrugë të bllokuara dhe raste të ngjashme të shkaktuara nga stuhia", thuhet në njoftimin e QMK-së. 

Nga DPHM-ja njoftojnë se masa e paqëndrueshme e reve, nga e cila ka pasur stuhi në pjesën perëndimore dhe veriore të Luginës së Shkupit ëviz në drejtim të Kumanovës, ku priten edhe procese në formë stuhie.

Nga EVN Maqedoni njoftojnë se për momentin pa energji elektrike janë disa pjesë të Gjorçe Petrovit, Sarajit. Kondovës, Vollkovës, pikës kufitare Bllacë dhe Novosellski Pat, Tetovë - Xhepçisht, Naleproshten, Jedoarc, Otunje, Setole, Saraçin, Zhelinë, Gostivar - Debresh, Vranjovc, Zabovc, Vrapçishtë, Pozharan dhe Toplinc, Manastir - Aglarci i Epërm dhe i Poshtëm, Dobromir, Dalbegovc, Trap, Budakov, Musinc, Alinc, Tërniçan, Mojno, Makovo, Rapesh, Orle, Orehovo i Poshtëm, Rumazi, Paralova, Meglence dhe rrethinat. Rrymë nuk ka edhe në Radovish - Bogulev, Damjan, Buçim, Koxhalija, Parnalija. 

Ekipet, siç thuhet, tashmë janë angazhuar për furnizim të pandërprerë me energji elektrike në zonat në fjalë. qa/

Foto: QMK