• Saturday, 29 June 2024

QMK: Shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima intensive në Tetovë dhe Shkup

QMK: Shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima intensive në Tetovë dhe Shkup

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Masa e paqëndrueshme ajrore nga perëndimi dhe veriperëndimi ka hyrë në fushëgropën e Shkupit, ndërsa për momentin zona e Tetovës është e përfshirë nga reshje të forta shiu dhe bubullima. Drejtimi i lëvizjes së masës së paqëndrueshme është në lindje dhe verilindje. Paqëndrueshmëri më e madhe ka në pjesën lindore të Pellagonisë dhe pjesë të Mariovës. Drejtimi i lëvizjes është në drejtim të verilindjes, njoftojnë nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK). 

DPHM-ja njofton se sot moti do të jetë pjesërisht me vranësira, që nga orët e mëngjesit e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima të kohë pas kohëshme. Në disa vende do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme të bollshme në një kohë të shkurtër, mbi 30 litra për metër katror, ​​bubullima, erë e fortë që do të arrijë mbi 60 kilometra në orë dhe breshër. qa

Foto: Arkivi i MIA-s