• Tuesday, 25 June 2024

QMK: Pas motit të ligë në Tetovë një numër i madh i denoncimeve për shtëpi të vërshuara, bodrume, nënkalime dhe rrugë, ndërprerje edhe në furnizimin me rrymë

QMK: Pas motit të ligë në Tetovë një numër i madh i denoncimeve për shtëpi të vërshuara, bodrume, nënkalime dhe rrugë, ndërprerje edhe në furnizimin me rrymë

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Si pasojë e motit të ligë i cili dje pasdite e kaploi Rajonin e Pollogut i shoqëruar me erë të fuqishme dhe breshër, në numrin e telefonit të Qendrës për Menaxhim me Kriza (112) kanë mbërritur një numër i madh i denoncimeve për hapësira të vërshuara, rrëshqitje të dheut, nënkalime dhe rrugë të vërshuara, ndërprerje të energjisë elektrike, dru të rënë, etj.

Siç bënë të ditur nga QMK, ekipe të NPK Tetovë dhe NJTZ Tetovë mbrëmë intensivisht punuan në normalizimin e situatës, ndërsa të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. 

"Nga NPK Tetovë jemi informuar se nënkalimi në hyrje të Tetovës nga Shkupi, i cili ishte i vërshuar dhe i pakalueshëm, tani është i kalueshëm dhe komunikacioni po zhvillohet rregullisht. Vetura e bllokuar nga NJTZ Tetovë në të njëjtin nënkalim është larguar. Po ashtu NPK ka pastruar pusetën që ka bllokuar rrugën afër kazermave në Tetovë dhe i njëjti drejtim rrugor tashmë është i kalueshëm, po ashtu edhe rruga nga Qendra Sportive që shkon në kazermë është pastruar nga NPK dhe është e kalueshme", thuhet në kumtesë.

Nga ana e NPK Tetovë do të intervenojë sa më shpejt në hyrje të Komunës së Zhelinës, ku puseta është bllokuar në nënkalim dhe janë grumbulluar rreth dy metra ujë. Në orët në vijim pritet të jetë i kalueshëm. Në një bisedë me shefin e zyrës së kryetarit të Komunës së Zhelinës, ai na informoi se ende nuk ka mbërritur një cisternë nga NPK dhe po ndërhyn me një ekip të Ndërmarrjes Komunale nga Komuna e Zhelinës me një pompë dhe pritet të vijë në ndihmë një cisternë nga një kompani private.

Nga QMK deri më tani nuk kanë informacione për derdhje të ujit nga lumenjtë dhe përrenjtë në rajonin e Pollogut.

Nga ana e udhëheqësit në QRMK Tetovë, Arlinda Muharemi janë njoftuar se udhëheqësi i DMSH Bekim Maksuti ka formuar ekip për ndihmë të rajoneve të goditura në Tetovë dhe rrethinë i pajisur me pompa dhe pajisje të tjera dhe ato do të lëshohen për ndihmë të popullatës në afat sa më të shkurt të mundshëm.

Për shkak të stuhisë, një pjesë e madhe e Tetovës si dhe vendbanimet përreth janë pa energji elektrike. Të gjithë ata që raportojnë shtëpi dhe bodrume të përmbytura nga QKM-ja, siç shprehen ata, u është sugjeruar që të çkuçin energjinë elektrike në shtëpinë e tyre për të mos pasur lidhje dhe pasoja të padëshiruara deri në nxjerrjen e ujit nga ndërtesat e përmbytura. Në zonat ku NJTZ Tetovë dhe NPK Tetovë intervenojnë në pompimin e ujit, dhe ku ka probleme me rrymën (rënia e shtyllave, shkëndija etj.), në koordinim me EVN-në do të ndërpritet rryma gjatë pompimit të ujit nga objektet.

Në QMK ishte raportuar edhe një rast i një gruaje të lënduar shtëpia e të cilës ishte vërshuar në Tetovë. Duke zbritur shkallëve në bodrum pronarja kishte rrëshqitur dhe kishte marrë lëndime të lehta në kokë dhe gjakderdhje. Nga ana jonë është raportuar në Ndihmën e Shpejtë të cilët intervenuar dhe të lënduarës i është ofruar ndihma mjekësore. 

Gjithashtu ka denoncuar rrëshqitje dhe dru të rënë në disa akse rrugore. 

Në bisedë me ekipin kujdestar të EVN është marrë informacion se momentalisht bëhet kontroll i rrjetit dhe nëse gjithçka është në rregull do të lëshohet rryma, qëndron në kumtesën e QMK. fc/

Fotografia: QMK