• Thursday, 06 March 2025

PTHP: Deri më tani nuk është pranuar kallëzim penal nga Hajrullahi

PTHP: Deri më tani nuk është pranuar kallëzim penal nga Hajrullahi

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Deri në këtë moment nuk është pranuar kallëzim penal të parashtruar nga prokurori i lartë publik Mustafa Hajrullahi  kundër prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski dhe nëse pranojmë,  do t'i caktohen prokurorit publik kompetent, informoi  Prokuroria Themelore Publike (PTHP). 

 Hajrullahi është pezulluar nga pozita e tij drejtuese në Prokurorinë e Lartë në Shkup, pas kallëzimit penal të paraqitur për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të vazhdueshme “maltretim në kryerjen e detyrës nga neni 143", si dhe për veprën penale të vazhdueshme "keqpërdori tëi pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal", ndërsa  Këshilli i Prokurorëve Publikë e refuzoi ankesën e tij, me të cilin kërkoi anulimin e vendimit për largimin e tij nga detyra, të marrë  nga prokurori publik i shtetit Kocevski.  Para rreth katër muajve Prokuroria Themelore Publike në Shtip, rreth katër muaj më parë ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër Hajrullahit.

 Nga Prokuroria Themelore Publike në Shtip njoftojnë se në procedurën kundër të dyshuarit   veprohet plotësisht konform ligjit dhe hetimi është në fazën përfundimtare.

"Prokurori publik kompetent nuk i nënshtrohet presioneve dhe i ka dërguar thirrje të dyshuarit që të deklarohet në mbrojtje të tij, megjithatë thirrja i është kthyer me shënim se është larguar nga adresa e shënuar për personin në autorizim dhe në sistemin e MPB-së", theksuan nga MPB-ja, theksuan nga PTHP. 

  Hajrullahi sot informoi se ka parashtruar padi penale kundër Ljupço Kocevski - prokuror publik i Republikës ë Maqedonisë së Veriut, Tatjana Kacarova - prokurore publike në PTHP Shtip, Risto Bojaxhiski - PP i lartë në PLP Shtip dhe Ermin Neziri - anëtar i Këshillit të prokurorëve publik për vepër të kryer penale Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit sipas nenit 353 të Kodit penal.

 Foto: Arkivi i MIA-s