Polonia dhe vendet baltike me qëndrim pozitiv ndaj propozimit të Makronit për "kundërpërgjigje bërthamore"
- Polonia dhe vendet baltike në Samitin e sotëm të jasshtëzakonshëm të BE-së në Bruksel shprehën qëndrim pozitiv ndaj propozimit të presidentit të Francës, Emanuel Makron për shfrytëzim të mundshëm të armëve bërthamore franceze për kundërpërgjigje dhe mbrojtje të Evropës nga kërcënimet ruse.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:41, 6 March, 2025

Bruksel, 6 mars 2025 (MIA) - Polonia dhe vendet baltike në Samitin e sotëm të jasshtëzakonshëm të BE-së në Bruksel shprehën qëndrim pozitiv ndaj propozimit të presidentit të Francës, Emanuel Makron për shfrytëzim të mundshëm të armëve bërthamore franceze për kundërpërgjigje dhe mbrojtje të Evropës nga kërcënimet ruse.
Kryeministri polak, Donald Tusk, vendi i të cilit është kryesuese aktuale me Këshillin e BE-së., deklaroi se kjo ide "vlen të shqyrtohet", por se ajo do të duhej të jetë pjesë e aktivitetit më të gjerë për koordinim të përpjekjeve evropiane mbrojtëse.
Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda vlerësoi se bëhet fjalë për "ide shumë interesante", duke shtuart se vendosja e "ombrellës bërthamore" mbi Evropë do të shërbente për "kundërpërgjigje mjaft serioze" Rusisë.
Kryeministrja letoneze, Evika Silinha theksoi se propozimi francez paraqet "mundësi të mirë për diskutim", por se nevojitet më shumë kohë për bisedime me aleatët e tjerë evropianë, si dhe në vetë Letoni.
Makron dje në fjalimin televiziv drejtuar kombit paralajmëroi se ka vendosur të inicojë "debat strtaegjik" për shfrytëzim të kundërpërgjigjes bërthamore franceze për mbrojtje të aleatëve evropianë nga Rusia, që e cilësoi si "kërcënim për Francën dhe për Evropën".
Ide të ngjashme muajin e kaluar promovoi edhe me siguri kancelari i ardhshëm gjerman, Fridrih merc, i cili bëri thirrje për debat spër "ndarje bërthamore" me Francën.
Franca është anëtarja e vetme e Basshkimit Evropian që posedon armë bërthamore. ab/
Foto: МIА Arkivi