• Wednesday, 16 October 2024

Policia e Kosovës sekuestroi mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut në vlerë 120.000 euro

Policia e Kosovës sekuestroi mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut në vlerë 120.000 euro

Prishtinë, 14 tetor 2024 (MIA) - Policia e Kosovës kumtoi se në bashkëpunim me doganën e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Sipas njoftimit të sotëm të policisë, vlera e mallit të kontrabanduar, duke përjashtuar evazionin doganor është rreth 120.000 euro. 

"Në realizimin e masave për parandalimin e kontrabandës, janë forcuar kontrollet taktike-operative në zonën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, ku janë identifikuar tri automjete të dyshimta, të cilat dyshohet se transportonin mallra të kontrabanduara. Të denoncuarit kanë qenë në 3 automjete, dy prej të cilave me targa vendase dhe një furgon pa targa, për të cilin dyshohet se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara. Pjesëtarët e policisë arritën të lokalizojnë makinën e dyshimtë të drejtuar nga një i dyshuari nga Kosova, ku gjatë numërimit të mallit të kontrabanduar, për të cilin deklaruesi nuk dispononte asnjë dokument për origjinën e mallit, u zbulua dhe sekuestrua malli i kontrabanduar", thuhet në kumtesë. 

Policia njoftoi edhe për sasinë e mallit të sekuestruar. 

"Janë gjetur dhe sekuestruar 1.750 kuti "Çesterfild" me 350.000 cigare, 250 kuti me cigare elektrike "Terea" - 50.000 cigare, 3.200 makina për mbushje të cigareve (filterë), 2.000 çakmak, 50 copa shishe qelqi nargile dhe 3.000 palë (6.000 copë) shtorja të këpucëve", thuhet në kumtesë. 

Të dyshuarit në këtë rast i është përcaktuar masë e paraburgimit prej 48 orësh, ndërsa me urdhër të prokurorit kompetent malli dhe automjeti janë konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor. qa/

Foto: policia e Kosovës