• Thursday, 17 October 2024

Mickoski: Ekziston një Akademi e Shkencave dhe Arteve, temat etnike dhe kombëtare nuk janë prioriteti im

Mickoski: Ekziston një Akademi e Shkencave dhe Arteve,  temat etnike dhe kombëtare nuk janë prioriteti im

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Ekziston një Akademi e Shkencave dhe Arteve dhe ky është qëndrimi i VMRO-PMNE-së, Qeveria edhe e akademikëve nga bashkësi të ndryshme etnike, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi dje në Tetovë u njoftua se katër komuna të udhëhequra nga kuadrot e "Vlen"-it, do ta financojnë punën e Shoqatës së qytetarëve - Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare.

Mickoski nuk pret që gjesti i tillë i "Vlen"-it të ndikojë negativisht në koalicionin qeveritar. "Qëndrimi ynë është principiel dhe atë e thashë disa herë më parë se temat etnike dhe kombëtare nuk janë prioriteti im", tha Mickoski.

Ai thotë se këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë për buxhetin komunal nga i cili do të ndahen mjete për këtë qëllim.

"Unë nuk do të doja që paratë e qytetarëve të shpenzohen për organizata joqeveritare, më mirë do t'i shihja të shpenzohen për projekte infrastrukturore, për të krijuar kushte që të rinjtë të kthehen dhe këto janë temat për të cilat dua të diskutoj. Temat që polarizojnë apo etnizojnë nuk janë tema në të cilat unë dua të jem bashkëbisedues. Supozoj se këto janë disa nga partitë opozitare në Parlament që do të rrisin apo ulin rejtingun nëse diskutohet kjo temë. Më vjen keq që zgjedhin tema të tilla për pikë politike, por si kryetar i Qeverisë mbetem i përkushtuar që të punoj për të mirën e qytetarëve pa dallim etnie", nënvizoi Mickoski.

Rreth kësaj çështje sot u shprehën edhe nga BDI.

"Si BDI nuk pajtohemi me këtë parim të funksionimit. Akademia shqiptare e propaganduar si nivel kombëtar u bë një organizatë joqeveritare dhe ne nuk jemi pjesë e projekteve të tilla. Në ato komuna ku funksionojnë partitë e Vlenit jemi opozitë, nuk jemi pjesë e shumicës qeveritare", deklaroi sot Faton Ahmeti nga BDI.

Dje në Tetovë, kryetarët e komunave të Tetovës, Gostivarit, Çairit dhe Zhelinës patën takim me përfaqësuesit e kësaj shoqate dhe njoftuan se do ta financojnë punën e kësaj shoqate. sa/

Foto: Printskrin