• Sunday, 20 October 2024

Perinski nuk e përjashton mundësinë që të kandidoj për kryetar të Qytetit të Shkupit

Perinski nuk e përjashton mundësinë që të kandidoj për kryetar të Qytetit të Shkupit

Shkup, 19 tetor 2024 (MIA) - Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Zllatko Perinski nuk e përjashton mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme lokale të kandidohet për kryetar të Qytetit të Shkupit. Në intervistën për MIA-n, Perinski thotë se nëse anketat tregojnë se ai është propozimi më i përshtatshëm dhe nëse partia rreshtohet plotësisht pas tij, me kënaqësi do ta pranojë kandidaturën.

Ajo që për të është e rëndësishme është që procesi të jetë i hapur, transparent dhe i bazuar në të dhëna analitike. Nëse anketat tregojnë se ndonjë tjetër është më i përshtatshëm, thotë se do t'i japë mbështetje të plotë.

"Nuk do të doja që kandidatura për kryetar komune të shndërrohet në betejë mes disa kandidatëve. Do të doja t'i referohesha rezultateve që arrijmë. Askush nuk ka të drejtë ta monopolizojë procesin, thjesht ai proces duhet të jetë i hapur, transparent dhe i bazuar në analizë, qytetarët përmes anketave të thonë se kush është kandidati më i përshtatshëm për kryetar komune. Nëse unë jam ai dhe nëse partia në tërësi rreshtohet pas meje, po, me kënaqësi do të pranoj, por nëse partia dhe anketat thonë se dikush tjetër është kandidat më i përshtatshëm se unë, ai do të ketë mbështetjen time të plotë", ka thënë Perinski.

Për problemet në Qytetin e Shkupit, thotë se janë sistematike dhe nuk mund të zgjidhen me zgjidhje ad hok.

Zgjedhjet lokale do të mbahen vitin e ardhshëm.

Foto dhe video: MIA