• Tuesday, 11 February 2025

Pacientët të cilët shkojnë në dializë në SPQ "8 Shtatori" reagojnë se kanë mbetur pa transport

Pacientët të cilët shkojnë në dializë në SPQ

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Pacientët që shkojnë për dializë në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" në Shkup, reagojnë se kanë mbetur pa transport pas përfundimit të kontratës me taksi-transportuesin. Ata duhet të marrin kompensim në para për transportin, por sipas Shoqatës së të sëmurëve në veshka "Nefron", prej tetorit nuk u janë dhënë ato mjete financiare.

Dushko Gjorgiev nga Shoqata "Nefron" për MIA-n sqaron se deri në tetor një pjesë e pacientëve, kanë shfrytëzuar kanë transport të siguruar me taksi, ndërsa një pjesë kanë marrë kompensim nga Ministria e Financave në shumë prej dy apo katër biletave autobusi, në varësi se ku jetojnë. Në fund të tetorit ka skaduar marrëveshja me taksi transportin dhe për pacientët që e kanë shfrytëzuar, siç sqaron Gjorgiev, kanë të drejtë për kompensim për transport nga Ministria e Financave.

"Ata të cilët kanë përdorur taksi, tani duhet të marrin kompensim edhe nga Ministria e Financave, në varësi se ku jetojnë dhe nëse përdorin një apo dy autobusë", sqaron Gjorgiev për MIA-n.

Ai nënvizoi se disa pacientë vijnë me automjetin e tyre, disa me autobusë, ndërsa disa i sjell familja. "Ka pacientë që nuk mund të përdorin transportin me autobus për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore. Disa prej tyre janë sjellë nga familja, 2-3 pacientë janë larguar nga kjo qendër për dializë dhe janë transferuar në qendra tjera ku ka transport të organizuar. Sipas njohurive tona, nuk ka perspektivë për kthimin e taksi transportit për pacientët me dializë që vijnë në këtë spital", shton Gjorgiev.

Sipas pacientëve që shfrytëzojnë rimbursimin me para për transport, pagesa e këtyre mjeteve vonohet.

MIA ka tentuar të kontaktojë edhe me drejtorin e SPQ "8 Shtatori", Sinisha Stojanoski se pse është marrë një vendim i tillë dhe nëse ka pasur reagime nga pacientët, por nuk kemi marrë përgjigje deri në publikimin e lajmit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s