• Wednesday, 28 August 2024

Pa ujë një pjesë e lagjes Gjorçe Petrov 2

Pa ujë një pjesë e lagjes Gjorçe Petrov 2

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Pa ujë sot që nga ora 09:30 e sotme janë një pjesë e  lagjes Gjorçe Petrov 2.  

 Siç informojnë nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit në rrugën "Andreja Zograf" në Komunën Gjorçe Petrov.

 Konsumatorët do të mbeten pa ujë deri në riparimin e defektit.

 Foto: Arkivi i MIA-s