Për një javë Dogana sekuestroi bizhuteri floriri, ilaçe, rroba, cigare
- Gjatë javës së kaluar, doganierët zbuluan disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, gjatë të cilave përkohësisht u sekuestruan buzheteri ari, ilaçe, rroba, produkte elektro-instaluese, cigare dhe falsifikime.
Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Gjatë javës së kaluar, doganierët zbuluan disa tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, gjatë të cilave përkohësisht u sekuestruan buzheteri ari, ilaçe, rroba, produkte elektro-instaluese, cigare dhe falsifikime.
Siç kumtuan sot nga Drejtoria doganore janë sekuestruar 19 bizhuteri ari dhe një orë dore ari, të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusit me targa turke i cili qarkullonte në linjë të rregullt ndërmjet Stambollit dhe Pejës, i regjistruar për hyrje në vend vendkalimin kufitar Deve Bair. Gjatë kontrollit të autobusit dhe bagazheve të udhëtarëve, në çantën e shpinës së një shtetasi kosovar, udhëtar në autobus, është gjetur një distinktiv për vizitë në panairin e bizhuterive në Stamboll.
"Gjatë kontrollit personal të udhëtarit në xhepin e xhinseve të tij janë gjetur 10 varëse floriri me gur të kaltër, 1 unazë e floririt të bardhë me gur të bardhë, 1 unazë floriri me gur vjollcë, 2 unaza floriri me gur të gjelbër, 2 vathë floriri të bardhë, 3 byzylykë dore dhe një orë marë GENEVE, ndërsa në portofolin e tij është gjetur një monedhë ari. Të njëjtat janë sekuestruar përkohësisht ndërsa kundër udhëtarit do të inicohet procedurë përkatëse", kumtuan nda Dogana.
Nga ilaçet janë sekuestruar 55 pako DYSPORT 500 mg, 18 copë Oxymetholone, 150 injeksione Testosterone TITANS dhe 50 tableta Testosterone TITANS, të zbuluara në dy raste të veçanta nga ekipet mobile doganore.
Dogana ka gjetur edhe 16 shteka me cigare, të zbuluara gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Gjatë kontrollit të kryer, përveç 3 shtekave të paraqitura janë gjetur edhe 12 shteka me cigare PS dhe 4 shteka me cigare WINSTON.
Cigaret e padeklaruara janë sekuestruar përkohësisht ndërsa kundër drejtuesit të automjetit do të inciohet kallëzim penal.
Nga produktet për të cilat ekziston dyshim se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, janë zbuluar 314 altoparlantë dhe 9.000 llamba për automjete të pasagjerëve me marka të mbrojtura tregtare, të zbuluara nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Kina të vendosura në një depo publike doganore të destinuar për një kompani importuese nga Shkupi. Produktet janë ndalur përkohësisht për shkak të dyshimit se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe në përputhje me rregulloret ligjore është nisur një procedurë për përcaktimin e origjinalitetit të tyre. Vlera e produkteve, nëse do të shiteshin si origjinale, llogaritet të jetë rreth 2,2 milionë denarë.
Gjithashtu janë gjetur 30.000 çakmakë, 13.000 bateri dhe 1.440 pako brisqe me marka të mbrojtura tregtare, të zbuluara gjatë kontrollit të një automjeti mallrash me targa regjistrimi të Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Dojran. Automjeti ishte e ngarkuar me mall me origjinë nga Kina, i dedikuar për importues nga Kosova.
Produktet e dyshimta, thuhet në kumtesën e Drejtorisë dogarone, , vlera e të cilave nëse shiteshin si origjinale llogaritet të jetë rreth 3,2 milionë denarë, janë ndalur përkohësisht dhe në përputhje me rregulloret ligjore, është filluar procedurë për konstatimin e origjinalitetit të tyre. ls/