• Friday, 18 October 2024

Ostin: Me stelt bombardues B-2 qëlluam depo nëntokësore të Huthëve në Jemen

Ostin: Me stelt bombardues B-2 qëlluam depo nëntokësore të Huthëve në Jemen

Uashington, 17 tetor 2024 (MIA) - SHBA-ja qëlloi pesë depo municionesh nëntokësore të Huthëve në Jemen, duke përdorur stelt bombardues strategjikë B-2, tha mbrëmë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin.

"Forcat amerikane kanë qëlluar disa objekte nëntokësore, në të cilat janë vendosur disa lloje armësh, të përdorura nga Huthët, për të qëlluar anijet civile dhe ushtarake në tërë rajonin", tha Ostin.

Ky është përdorimi i parë publik i bombarduesve B-2 nga ana e forcave amerikane që nga fillimi i sulmeve të tyre ndaj Huthëve, të cilët janë të mbështetur nga Irani.

"Përdorimi i stelt bombarduesve me rreze të gjata veprimi B-2 demonstron aftësinë e Amerikës për të goditur në çdo kohë dhe kudo" shtoi Ostin.

Huthët, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit, me muaj kryejnë sulme ndaj Izraelit dhe ndaj anijeve që dyshohet se janë të lidhura me ta, duke pretenduar se po vepronin në shenjë solidariteti me lëvizjen islamike palestineze, Hamas.

Si përgjigje, SHBA-ja dhe Britania e Madhe rregullisht i sulmojnë Huthët, por në këtë fazë nuk kanë arritur të shkatërrojnë aftësitë operative të lëvizjes. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s