Operacion i ndërlikuar i kryer në vend, shpëtohet jeta e pacientes 74 vjeçare
- Këtë fundjavë në vend është kryer një procedurë e ndërlikuar hibride - implant i valvulës biologjike të pozicionit mitral -valvulë në valvulë, tek një paciente 74-vjeçare në gjendje të rëndë të përgjithshme me funksion të çrregulluar në veshka dhe të vendosur në aparat për dializë. Në konferencën e sotme për shtyp në klinikën "Zhan Mitrev", ku është kryer procedura, është theksuar se metoda mini-invazive në zëvendësim të protezës të valvulës mitrale është e rrallë në korniza botërore. Ekipi i përbërë nga kardiokirurgë dhe kardiologë intervenues, ka kryer një procedurë të suksesshme me TMVI (transcatether mitral valve implatation procedure) implant të valvulës, pa operacion klasik. Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se tashmë i nxisin spitalet private që të punojnë në raste që paraprakisht janë bërë jashtë vendit.
You need to login to view this page en